75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

Mbi 3 mijë ukrainas mbahen në “kampin e filtrimit” rus

Të paktën 3,000 banorë të Mariupolit po mbahen në një “kamp filtrues” rus në Donetsk, një qendër kjo për strehimin e civilëve përpara se ata të evakuohen. 

Kështu ka deklaruar Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.

Rusia ka ngritur të ashtuquajturat kampet e saj të filtrimit në shumë vende jashtë Ukrainës, por shumë ukrainas kanë rrëfyer tregime rrëqethëse të jetës në këto qendra , njëri duke i përshkruar ato “si një kamp i vërtetë përqendrimi”, shkruan BBC.

Sipas tij, një ish-institucion korrektues në qytetin Olenivka është kthyer në një kamp filtrimi.

“[Ata po mbahen] vetëm për shkak të pozicionit të tyre aktiv pro-ukrainas. A nuk është represion dhe persekutim politik?”, deklaroi Andryushchenko.

Ai tha gjithashtu se “makina represive” ruse kishte rritur aktivitetin në të gjithë Mariupolin dhe rrethinat e tij, me rusët që po kërkonin në mënyrë aktive veteranët ukrainas të luftës.