75 Mall Live Search
22:01 / E Premte, 02 Gusht 2024 / Gj. Sh

Mbi 3 milionë euro, skuadrat kosovare mbushin arkat me para nga garat evropiane

Kosova për vitin e dytë radhazi ka marr pjesë me katër skuadra në garat evropiane.

Ballkani, Llapi, Drita e Malisheva janë përfaqësuese të fotbollit kosovar në evropë këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës, fillimisht nisi garat në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, por që u eliminua befasisht nga skuadra Santa Coloma, duke vazhduar në Ligën e Konferencës.

Në raundin e dytë të Conference Leageu, Ballkani eliminoi skuadrën nga Malta, Hamrun, derisa në raundin e tretë do të përballet me skuadrën, Larne, nga Irlanda e Veriut.

Portokallëzinjët edhe këtë vitë kanë mbushur arkat e klubit me para nga garta e UEFA-së, ku deri më tani kanë grumbulluar 1 milionë e 330 mijë euro.

Drita është skuadra e dytë kosovare që ka fituar më së shumti para dhe vazhdon garat në evropë.

”Intelektualët” janë kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi eliminuan skuadrën islandeze, Bridealbik, dhe kanë grumbulluar 900 mijë euro nga UEFA.

Drita në raundin tjetër do të përballet me skuadrën letoneze, Auda.

Llapi si nënkampion i Kosovës, i nisi garat evropiane në Europa League, duke u eliminuar nga skuadra polake, Wisla Krakow, e pastaj në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, u eliminua nga skuadra daneze Brondby.

Skuadra nga Podujeva, ka përfituar plotë 700 mijë euro.

Ndërkohë skuadra e Malishevës, e cila garoi për herë të parë në garat evropiane, u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, nga skuadra malazeze, Buducnost, por që mbushi arkat e klubit me 325 mijë euro.

Në total, skuadrat kosovare kanë fituar në total 3 milionë e 255 mijë euro, që mund të rriten edhe më shumë, nës Ballkani dhe Drita kalojnë edhe më lartë./IndeksOnline/