75 Mall Live Search
12:50 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mbi 30 fëmijë nga 6 martesa, zbulohen gratë e sheikut nga Dubai

Sheiku Mohamed bin Rashid Al Maktoum është zëvendëspresident, kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait.

Pas vdekjes së të vëllait, ai është përqendruar në shndërrimin e Emirateve të Bashkuara Arabe si një nga vendet më të mira në botë, deri në vitin 2021.

Përveçse një jete të ngjeshur profesionale, jeta personale e sheikut është gjithashtu shumë e “ndezur”, transmeton Indeksonline.

70-vjeçari ka pasur të paktën gjashtë martesa në jetën e tij, e para prej të cilave ishte me kushërirën e tij të parë Sheikha Hind bint Maktoum bin Juma Al Maktoum.

Ajo është Zonja e Parë e Dubait dhe nëna e dymbëdhjetë fëmijëve të sheikut, përfshirë edhe trashëgimtarin e tij të paracaktuar, Hamdan bin Mohammed Al Maktoum, i cili lindi në 1982.

Gratë e tjera të tij janë: Sheikha Randa bint Mohammed Al-Banna nga Libani; Sheikha Delila Aloula po nga Libani; Gruaja me origjinë algjeriane Sheikha Houria bint Ahmed Al M’aash; Zoe Grigorakos me origjinë greke; Princesha e Jordanisë Haya, e cila e braktisi. Ndërsa ende nuk dihet identiteti i një prej grave të tij./Indeksonline/