Mbi 30 milionë dollarë për Ukrainën nga çifti i famshëm

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher po vazhdojnë të ndihmojnë ukrainasit në nevojë, në mes të pushtimit të Rusisë.
Çifti hollivudian ka bërë të ditur të enjten se kanë arritur qëllimin e tyre, duke mbledhur më shumë se 30 milionë dollarë fonde për Ukrainën.
“Ne thjesht duam të themi se arritëm qëllimin tonë”, ka shkruar aktorja 38-vjeçare Kunis, në një video në Instagram të shpërndarë të enjten.
Ajo dhe Kutcher, 44 vjeç, shtuan se mbi 65,000 njerëz i ndihmuan ata të mblidhnin më shumë se 30 milionë dollarë fonde për Ukrainën.