75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / A. M.

Mbi 30 milionë euro investim, shikoni sesi është transformuar Sharra nga inceneratori i Tiranës

E kush do ta mendonte që Sharra, dikur një vend-grumbullim mbetjesh, do të transformohej në këtë mënyrë. 

Vetëm pak vite më parë mbetjet e pafundme kishin krijuar kodra duke menduar faktin që vetëm në 24 orë, Tirana prodhon rreth 800 ton mbetje. 

Të hedhura në mënyrë të pakontrolluar, pa asnjë parametër mjedisor, brenda vendgrumbullimit mund të hynte kushdo.

Tymi i çliruar nga djegia e mbetjeve arrinte deri në qendër të Tiranës. Ujërat sipërfaqësorë përhapeshin në hapësira të pallogaritshme. Kjo ishte Sharra pak kohë më parë.

Por tani ka marrë një pamje komplet tjetër. Falë një investimi 30 milionë euro, inceneratori i Tiranës ktheu Sharrën në një park të vërtetë.

Vendgrumbullimi i plehrave në Sharrë u transformua përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin.

VIDEO