09:31 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

30 milionë të infektuar me Covid-19 anembanë botës

Numri i të prekurve nga COVIDi-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 30 milionë personave, transmeton faqja e specializuar Worldometers.

Sipas saj, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 30.042.478 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.828.301 raste deri tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India, Brazili, Rusia , Peruja, Kolumbia, Meksika, Afrika e Jugut, Spanja, Argjentina dhe Kili.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani ka 11.816 të infektuar dhe 343 viktima.