Mbi 300 personave në Suharekë u ofrohet kujdes shëndetësor nga ekipe mobile

Të moshuarve dhe personave me sëmundje të rënda në Suharekë dhe në fshatrat përreth po u ofrohet kujdes shëndetësor përmes ekipeve mobile. Përmes bashkëpunimit me CARITAS Kosova, kjo komunë do të fillojë edhe kujdesin geriatrik, që nënkupton jo vetëm kujdesin me ilaçe, por edhe në aspektin moral e psiko-social.
Shërbimi shëndetësor shtëpiak në komunën e Suharekës ka vite që është duke u aplikuar në këtë qytet dhe 42 fshatrat e tij. Kështu thotë kryeinfermierja Mimoza Bajraktari.
“Jmi dy ekipe të kujdesit shtëpiak që janë me vetura, me të gjitha paisjet e nevojshme ç’ka duhet të jepet, apsolut nuk ju mungon asgjë dhe infrastruktura sot është shumë e mirë, sepse rrugët nuk janë vështirë të kalueshme, ose në kohën e dimrit në një vend malorë është një problem, ne nuk e kemi vështirë të asistojmë edhe me ekipet e urgjencës”, tha për RTK Mimoza Bajraktari, menagjere e kujdesit shtëpiak.
Përveç kujdesit paliativ, që përfshin personat me sëmundje të rënda dhe ekipet mjekësore janë të obligueshme t’i asistojnë ata pacientë, komuna e Suharekës do të fillojë të implementojë edhe kujdesin “Geriatrik”.
“Sepse ai i moshuari nuk ka nevojë t’i kryejmë vetëm shërbimet apo diskutimet, po ai ka nevojë t’i jepet edhe një shërbim tjetër, ndoshta t’i pastrohet edhe shtëpia, ndoshta t’i blehet edhe ushqimi edhe t’i dërgohet në shtëpi sepse ai nuk ka mundësi me shku me e ble, sepse gjithkund në perëndim janë edhe vullnetarë që punojnë e shërbejnë të moshuarit”, tha ajo per rtk.
Shtimi i punonjësve shëndetësorë për kujdesin e ri Gjeriatrik do të ngarkojë financiarisht komunën e Suharekës.
“Kemi një marrveshje me një organizatë joqeveritare, Caritas Kosovën, në bashkpunim me ta, bëjmë marrveshje zyrtare ligjore, dhe përmes tyre marrim punëtorë, pasi që me ligjet në Kosovë nuk kemi mundësi të rrisim numrin e punëtorëve në shëndetësi, kështu që mujm të kryejmë shërbime dhe të jemi më afër qytetarit”
Në komunën e Suharekës janë mbi 300 përfitues nga shërbimi shëndetësor shtëpiak, i cili deri më tani quhet ndër më të qëlluarit, pasi vendet evropiane, ka dekada që janë duke e aplikuar.