75 Mall Live Search
18:16 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Mbi 34 mijë të infektuar dhe 428 të vdekur në Itali nga COVID 19

Numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur në të gjithë Evropën. Ndërkohë Italia është një nga vendet që ka shënuar një rritje të shifrave të infektimeve.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar pozitiv 34,505 persona, duke e çuar numrin në total 824,879 njerëz. Ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë është mbi 428 pacientë dhe shifra në total ka shkuar 40,192 persona.

Deri më tani në gjithë botën kanë rezultuar poztivë me Covid-19 mbi 48 milionë persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 1,234,500 pacientë dhe janë shëruar 34  milionë njerëz.