14:06 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbi 359 mijë persona kanë votuar në Maqedoni deri në ora 13:00

Deri në ora 13.00 sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 359.024 votues, apo 20.73 % nga numri i votuesve të regjistruar.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni.

Numër më të madh të votuesve deri tani ka pasur në komunën e Prilepit, Krushevës, Kratovës, Berovës dhe Kriva Pallankës, ndërkaq jehona më e ulët është në Zhelinë, Bogovinë, Vrapçishtë. /Indeksonline/