75 Mall Live Search
07:30 / E Hënë, 17 Janar 2022 / MSH

Mbi 4 mijë e 400 raste aktive me COVID

4 mijë e 489 është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar 771 raste pozitive.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.

Që nga fillimi i pandemisë, kanë rezultuar 166 mijë e 134 raste pozitive në të gjithë vendin./Indeksonline/