Mbi 4 mijë qytetarë kanë votuar në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë

4455 qytetarë kanë votuar në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kështu ka bërë të ditur, drejtoresha e kësaj shkolle, Sofie Bunjaku.
Bunjaku ka thënë se në këtë qendër, të drejtë vote kanë pasur 7513 qytetarë.
“Deri në ora 19:00, kanë votuar 4455 qytetarë, ose në përqindje i bie 59 për qind. Të drejtë vote kishin 7513 qytetarë. Nuk është regjistruar asnjë incident”, ka thënë ajo në një përgjigje prapa kamerës.