15:35 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Mbi 4 mijë raste të reja me Covid-19 në Serbi, 16 të vdekur

Gjatë 24-orëve të fundit 4.056 pacientë të tjerë u infektuan me Covid-19 në Serbi dhe 16 pacientë vdiqën.

Aktualisht 4.072 persona ndodhen në spitale, 161 prej të cilëve janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Siç bëhet e ditur gjatë 24-orëve të fundit, janë testuar 16.175 qytetarë dhe gjithsej që nga fillimi i epidemisë janë testuar 2.986.711 qytetarë.