75 Mall Live Search
15:43 / E Premte, 01 Gusht 2025 / H F

“Mbi 40 mijë mysafirë’,” 60 vende”, “asnjë dhomë e hotelit e lirë’, Dua Lipa, Fatboy Slim …Rama shfaqet nga lokacioni i Sunny Hill

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videoje që e ka realizuar në lokacionin e Sunny Hill Festival, tha se në këtë ngjarje do të jenë mbi 40 mijë mysafirë, ndërsa shtoi se Prishtina është ‘full’ dhe se asnjë dhomë hoteli s’ka mbetur e lirë.

“Sunny Hill i dha zë Prishtinës. Prishtina i dha shpirt festivalit”, ka shkruar Rama.

Ai bëri thirrje për të shkuar në këtë festival.

“Prishtina e  Sunny Hill-it e Sunny Hill-i i Prishtinës. Ju ftoj të gjithëve që të vini e të kënaquni me artistë të mrekullueshëm si Dua jonë e mrekullueshme, me Fatboy Slim e shumë të tjerë që në këto tri ditët në vijim do të krijojnë një atmosferë si asnjëherë më parë”.