Mbi 40 mijë tifozë anglez presin në hyrje të Wembleyt, 2 orë para ndeshjes me Danimarkën

Anglia sonte zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2020 kundër Danimarkës.
Në shtëpinë e saj në Londër, ‘Tre Luanët’ do të kenë përkrahjen e mijëra tifozëve.
Qeveria e Anglisë ka lejuar që në Wembley të jenë prezent 60 mijë tifozë apo dy të tretat e kapacitetit të stadiumit.
Kur kanë mbetur rreth dy orë deri tek fillimi i ndeshjes, në afërsi të Wembleyt kanë dalë mbi 40 mijë mbështetës të Anglisë.
Kujtojmë, që ndeshje zhvillohet nga ora 21:00.
/Indeksonline/