16:25 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile thirrje KE-së për parandalimin e delegatit rus

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asambles Parlamentare dhe Komitetit për Cështje Politike duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare z. Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

OSHC-të e nënshkruara konsiderojnë se z. Kondratiev nuk është personi i duhur për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës.

Emërimi i tij do të shpie në një periudhë të ngrirjes së raporteve mes Kosovës dhe Këshillit të Evropës, që do të jetë përcaktuese në raport me qasjen aq të nevojshme për qytetarët e Kosovës në mekanizmat e mbrojtjes të të drejtave të njeriut.

Në këtë moment kyç për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor derisa përpëliten të luftojnë ndikimin e përhapur aktorëve të huaj dhe të ndërtojnë qëndrueshmëri demokratike që forcon të drejtat e njeriut, është më e rëndësishme se kurrë të ruhet një përkushtim i fortë dhe kredibil i Këshillit të Evropës me rajonin tonë./Indeksonline/