75 Mall Live Search
16:07 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / B O

Mbi 40 vite jetë, por Ibra e bën trupin “guri”

Zlatan Ibrahimovic dëshiron të kthehet sa më shpejt në fushë për t’i dhënë Milanit shtytjen vendimtare në luftën për Serie A.

Ylli suedez ka treguar pak nga stërvitjet intensive që po bën.

Me trupin kockë e muskuloz, Ibrahimovic ka dëshmuar se përgatitja e tij fizike është ende në nivel të lartë.

Sulmuesi i famshëm po shkon drejt ditëlindjes së 41-të, por vitet për të duket se janë vetëm numra.

Ibra humbi derbin ndaj Interit të shtunën, por rikthimi i tij pritet të ndodhë brenda pak ditësh./Indeksonline/