21:50 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Mbi 44 mijë doza të vaksinës “Pfizer” arrijnë në Shqipëri

Në aeroportin “Nëna Terezë” në Shqipëri kanë arritur doza të reja të vaksinës kundër Covid 19.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar se 44 mijë e 460 doza të reja “Pfizer” kanë arritur sonte në aeroport, transmeton Indeksonline.

Me ardhjen e këtyre dozave të reja, numri i vaksinave në Shqipëri shkon në 1,845,660./Indeksonline/