17:27 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / AR

Mbi 44 mijë euro për çizme dhe këpucë për stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës është furnizuar me çizme dhe këpucë.

Kontrata për këtë furnizim kap shumën e mbi 44 mijë eurove, raporton Indeksonline.

Kontrata iu dha operatorit ekonomik “Solid SH.P.K” nga Komuna e Suharekës.

Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ishte 45 mijë euro, por kriter kryesor ishte çmimi më i ulët.

Kompania e lartëpërmendur fitoi këtë tender me vlerë prej 44,315 euro./Indeksonline/