75 Mall Live Search
07:54 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Mbi 45 mijë persona në Mitrovicën e veriut kanë të drejtë vote

Në veri të Mitrovicës ashtu siç është paraparë, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Sipas menaxherit të qendrës “Haziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën e veriu, nuk ka pas asnjë votues deri më tani.

Edhe në vend votimin në kontejner në rrugën “7 shtatori”, votimi ka nis me kohë.

Në Mitrovicën Veriore të drejt vote kanë 45 mijë e 95 qytetarë sipas Zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, 

Nëpër qytet për sigurinë e qytetarëve janë parë forcat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.