Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 5 mijë e 73 raste aktive me virusin korona.
Me këtë virus dje u infektuan 249 qytetarë, ndërsa 8 të infektuar ndërruan jetë.
Numri i të shëruarve dje ishte më i madh se ai i infektimeve. 1.129 qytetarë u shëruan.
Në anën tjetër, u administruan 1.209 doza vaksinash anti-COVID.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.