75 Mall Live Search
17:10 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / MSH

Mbi 5 milionë vdekje nga COVID-19 në të gjithë botën

Më shumë se 5 milionë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën që nga shfaqja e pandemisë 19 muaj më parë, deklaron Universiteti Johns Hopkins.

Sipas këtyre gjetjeve të universitetit, vaksinat e kanë ulur shkallën e vdekjes, por që nuk e kanë zhdukur plotësisht, transmeton IndeksOnline.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një deklaratë, ka njoftuar se janë rreth 250 milionë raste të regjistruara në të gjithë botën, por që vdekja nga ky virus mund të jetë dy deri në tri herë më e madhe sesa shifrat zyrtare.

Shteti me më së shumti raste të regjistruara është ShBA, me 45.9 milionë raste pozitive dhe 746 mijë të vdekur.

Pas saj, është India, me 34.3 milionë raste dhe 458 mijë jetë të humbura.

Sipas statistikave të Our World in Data, më shumë se 7 miliardë doza vaksinash janë dhënë në të gjithë botën, ndërsa rreth 26.65 milionë të tilla administrohen çdo ditë.

Sipas këtyre matjeve, 49.5% e botës rezulton të ketë marrë të paktën një dozë anti-COVID.

Megjithatë, vetëm 3.6% e popullsisë në vendet e varfra kanë arritur të vaksinohen me të paktën një dozë.

Shteti që ka arritur të administrojë më së shumti vaksina, tashe një kohë mbetën Emiratet e Bashkuara Arabe, ku pothuajse 87% e popullsisë është vaksinuar me dy doza. Ndërkaq, rreth 97% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.

Në anën tjetër, vatra ku kishte shpërthyer COVID-19, Wuhan, që nga fundi i muajit prill nuk ka raportuar asnjë të infektuar.