75 Mall Live Search
09:21 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

50 mijë persona u testuan për pandeminë COVID-19 deri dje, në Kosovë

Që nga muaji mars kur edhe janë konfirmuar rastet e para me pandeminë COVID-19, Kosova po vazhdon të përballet me këtë virus.

Ditën e djeshme u konfirmuan 119 raste të reja me koronavirusin, duke quar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 13 mijë e 334.

Por ajo që bie në sy në të dhënat e fundit nga IKSHPK-ja është se në Kosovë deri dje janë kryer më shumë se 50 mijë teste.

Saktësisht thuhet se ishin 50 mijë e 683 persona të dyshimtë për virusin COVID-19, transmeton Indeksonline.

Deri tani si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën 516 persona, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 9 mijë e 473./Indeksonline/