Mbi 50 mijë shikues të pranishëm në miqësoren mes Palestinës dhe shtetit Bask
Ndeshje e kombëtareve padyshim që janë të ndjekur sa herë që zhvillohen.
Shumë prej tyre janë të rëndësishme për kualifikimin në Kampionatin Botëror, të vitit të ardhshëm.
Por vëmendja këtë herë ishte në një miqësore që ishte zhvilluar në Spanjë.
Kjo për shkak se Palestina dhe shteti Bask, janë ballafaquar mbrëmë në një ndeshje solidariteti.
Ajo çka e bën këtë të rëndësishme, është interesimi i madh i shikuesëve për ta përcjellë këtë ngjarje.
Thuhet se mbi 50 mijë shikues, kanë qenë të pranishëm në “San Mames” për këtë ndeshje, më shumë se në ato të kombëtareve të mëdha.
Ndeshja përfundoi 3-0 në favor të vendasve, pas golave të Elgezabal, Guruzeta dhe Berchiche./IndeksOnline/

