14:57 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Mbi 50 vetura drejt Shalës së Bajgorës, qytetarët presin në rend për të mbushur ujë!

Përballja me pandeminë COVID-19 nuk është aspak e lehtë. Kosova madje po e përjeton mjaftë rëndë edhe sa i përket numrit të të infektuarve, por edhe sa i përket probleme ekonomike që kanë filluar të shfaqen.

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për mbyllje nëpër shtëpi  dhe mundësi qarkullimi vetëm 1 or e gjysmë në ditë prej nesër siç duket ka ‘stresuar’ edhe më tepër qytetarët duke ndikuar që ata të dalin e të furnizohen me gjëra ushqimore e higjienike. Por shumë qytetarë ia kanë mësyrë sot edhe Shalës së Bajgorës, për të mbushur ujë.

Në disa pamje të dërguara në Indeksonline shihet kolona e krijuar në këtë anë ku mbi 50 vetura prisnin për t’u furnizuar me ujë të pijshëm./Indeksonline/