Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të jetë i ndaluar nga Policia e Kosovës dhe Dogana.
Kjo pasi që ai ka hyrë në Kosovë me dy ora të shtrenjta, njëra nga të cilat kishte vlerë milionëshe.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Mozzik i ka borxh ATK-së mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në Kosovë me një vlerë thuajse trefish më të madhe se sa borxhi që i ka shtetit ku jeton.
Dogana ka kërkuar edhe prejardhjen e të hyrave të tij me të cilat e ka blerë orën si dhe origjinën e pazarit të bërë me të. Prokurori pritet që se shpejti të marr një vendim të ri pas ndalimit të reperit. /IndeksOnline/