75 Mall Live Search
17:02 / E Diele, 24 Gusht 2025 / F.R

Mbi 500 mijë njerëz urdhërohen të evakuohen për shkak të tajfunit që po i afrohet Vietnamit

Vietnami ka urdhëruar evakuimin e mbi 586 mijë njerëzve, pas paralajmërimeve për mbërritjen e tajfunit Kajiki.

Stuhia tashmë po shoqërohet me erëra me shpejtësi 166 km/orë, shkruan BBC, dhe pritet të forcohet më tej përpara se të arrijë në tokë herët të hënën, thanë parashikuesit e motit.

Njerëzve nga provincat qendrore të Thanh Hoa, Quang Tri, Hue dhe Da Nang u është urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Fluturimet janë anuluar dhe anijeve u është thënë të qëndrojnë në breg.

Stuhia po kalon pranë Hainan në Kinë, ku agjencia e motit e vendit tha se parashikoheshin deri në 320 mm (12.6 inç) shi.