12:44 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Mbi 500 operacione në Urologji gjatë vitit 2020

Mjekët e Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2020 kanë kryer 541 operacione, pavarësisht situatës së krijuar me COVIDIN-19.

Në saje të raportit vjetor të punës, prej tyre janë 140 intervenime të hapura dhe 361 intervenime endourologjike (ndërhyrje përmes kanalit të traktit urinar).

Gjatë kësaj periudhe kohore, mjekët, po ashtu, kanë kryer 918 ekzaminime endoskopike dhe kanë ofruar 70 shërbime urodinamike.Vitin e kaluar janë bërë edhe 204 biopsi të prostatës, 98 nefrostoma dhe 618 ndërhyrje ESWL (thyerje të gurëve).

Numri i vizitave ambulatore, ndërkaq, ka shkuar në 2.832, kurse janë dhënë 1.320 shërbime diagnostike (EHO).