Mbi 500 persona kanë kryer vetëvrasje në 16 vitet e fundit
Vetëvrasja është një dukuri që në dy vitet e fundit fatmirësisht ka shënuar rënie.
Lufta, gjendja jo e mirë ekonomike, problemet shpirtërore janë disa nga shkaqet se pse ndodhë vetëvrasja, shkruan Indeksonline.
Agjencia e Statistikave të Kosovës në vjetarin e publikuar tregon se që nga viti 2002 518 persona kanë kryer vetëvrasje.
Vitin e kaluar 27 persona kishin kryer vetëvrasje. Në vitin 2017-të, numri i personave të vetëvrarë ishte 32.
Nga fatkeqësitë vitin e kaluar kishin ndërruar jetë 129 person.
Ndërsa 21 persona ishin vrarë gjatë vitit 2018-të. Duke shënuar rritje në krahasim me vitin 2017-të./Indeksonline/
