75 Mall Live Search
08:31 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / L K

Mbi 500 të vdekur nga sulmi në një spital në Gaza, palët fajësojnë njëra-tjetrën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fajësuar militantët për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.

“Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo IDF. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu.

Ndërkohë Hamasi për shpërthimin në spital dhe vdekjen e mbi 500 personave, ka akuzuar forcat izraelite për një sulm ajror, derisa ushtria izraelit thotë se bëhet fjalë për një raketë ta xhihadit islamik palestinez (PIJ).