75 Mall Live Search
14:42 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

52 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e hotelerisë në Kosovë” për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1 2020) pjesë e anketës ishin 215 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë. Në TM1 2020, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 52 829, prej tyre 41.38% ishin vendorë dhe 58.62% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i netqëndrimeve ishte 85 929, prej tyre 40.87% nga vendorët dhe 59.13% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 20 486 vizitorë dhe 34 105 netqëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.

Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Turqi, Gjermania, etj. Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2019.