Mbi 55% e votave të numëruara, kjo është 10-shja me e votuar e PDK-së
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdo numërimi i votave për kandidatët për deputetë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 07:45 janë procesuar 1,378 nga 2,498 vendvotime, apo 55.16%, raporton IndeksOnline.
Më poshtë e gjeni top 10-shën me të votuar deri me tani në Partinë Demokratike të Kosovës:
| Renditja | Kandidati | Votat |
|---|---|---|
| 1 | Bedri Hamza | 64,092 |
| 2 | Përparim Gruda | 39,993 |
| 3 | Arian Tahiri | 34,886 |
| 4 | Uran Ismaili | 31,531 |
| 5 | Vlora Çitaku | 21,757 |
| 6 | Sala Jashari | 21,667 |
| 7 | Ganimete Musliu | 16,793 |
| 8 | Arben Mustafa | 15,416 |
| 9 | Enver Hoxhaj | 14,866 |
| 10 | Mërgim Lushtaku | 14,758 |

