75 Mall Live Search
12:56 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbi 58 mijë banorë të veriut kanë të drejtë të votojnë për kryetar

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017.

Valmira Selmani, ushtruese detyre e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, tha se të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona, në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.