75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbi 6 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës për një muaj

Në tremujorin e dytë 2020, numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 6.831, prej tyre 47.96% janë vendorë dhe 52.07% të huaj, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në raportin më të ri të publikuar sot Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë 2020, thuhet se numri i net-qëndrimeve ishte 10.466, prej tyre 48.45% vendorë dhe 51.55% të huaj.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve e ka rajoni i Prishtinës, me 2.439 vizitorë dhe 3.626 net-qëndrime, teksa numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra.

Pjesë e anketës ishin 199 hotele që ushtrojnë veprimtari në territorin e Kosovës. Për shkak të pandemisë, hotelet kanë qenë të mbyllura gjatë muajve prill dhe maj, andaj të dhënat e publikuara në këtë tremujor paraqesin rezultatet vetëm të muajit qershor 2020, pasi ato kanë filluar të punojnë nga data 1 qershor.