09:59 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mbi 60 të vrarë në protestat pro-demokracisë në Sudan

Numri i njerëzve të vrarë në  protestat pro-demokracisë në kryeqytetin sudanez Khartoum ka kaluar mbi 60 ndërsa mbi 300 janë të plagosur. Anëtarët e një grupi paramilitarësh pjesë e ushtrisë sudaneze dyshohet të kenë shtën mbi civilët  të cilët po protestonin në rrugë.

Dhuna filloi të hënën kur forcat e Këshillit Ushtarak të Përkohshëm hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur raporton CNN.

Sulmin ndaj civilëve e ka dënuar ashpër komuniteti ndërkombëtar. Një përpjekje nga Britania e Madhe dhe Gjermania në OKB për të thirrur ushtrinë sudaneze për të ndaluar dhunën u bllokua të martën nga Kina, e cila u mbështet nga Rusia.