Mbi 600 forca serbe në rrugë, kërkohet i dyshuari për sulmin e dytë

Qindra forca speciale serbe po ndjekin një person të armatosur që vrau të paktën tetë njerëz dhe plagosi 13 të tjerë në të shtënat e dyta masive në Serbi.
Masakra ka ndodhur në orën 23:00 të së enjtes në fshatin Dubona, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit. Sulmuesi ishte në një automjet me dy persona të tjerë dhe doli para se të hapte zjarr me armë automatike dhe të largohej nga vendi i ngjarjes, sipas transmetuesit publik RTS.
Sulmuesi mbetet i lirë dhe një urdhër është lëshuar për të dyshuarin, një mashkull 21-vjeçar i identifikuar si Uros B.

Policia po qëndron roje në një pikë kontrolli në Mlladenovac.
Më shumë se 600 anëtarë të Forcave Speciale Serbe janë duke kërkuar për sulmuesin, me autoritetet që vendosin helikopterë dhe kamera termike të imazhit.
Policia ka rrethuar zonën ku dyshon se ai fshihet, të gjitha njësitë speciale të policisë janë të angazhuara, duke përfshirë një njësi kundër terrorizmit, njësi helikopterësh dhe forca policore nga qytetet e Beogradit dhe Smederevës.
Fotot e shpërndara nga Ministria tregojnë ministrin e Brendshëm Gashiq në vendngjarje. Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi të brendshëm, por nuk specifikuan më shumë detaje.
Një oficer policie dhe motra e tij ishin në mesin e të vrarëve, sipas mediave lokale.
“Autori është në arrati dhe të gjitha patrullat në dispozicion janë dërguar në drejtim të Mlladenovcit dhe Mali Pozharevcit,” shtoi ajo.
Imazhet tregojnë ambulancat që kalojnë nëpër postblloqe të drejtuara nga forcat e armatosura të sigurisë dhe makinat e policisë që bllokojnë rrugët aty pranë. Në autostradën midis Dubonës dhe kryeqytetit serb, Beogradit, makinat e policisë vijnë në anë të rrugës, ndërsa oficerët kryejnë një kontroll në orët e hershme të agimit.
Kjo vjen një ditë pasi vendi ballkanik u trondit nga lajmet se një djalë 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në kryeqytetin Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.
Deri këtë javë, të shtënat masive ishin të rralla në Serbi, pavarësisht shkallës së lartë të zotërimit të armëve në vend. Serbia ka nivelin më të lartë të posedimit të armëve civile në Evropë, dhe të pestën më të lartë në botë – një trashëgimi e viteve të konfliktit në vitet 1990.