15:43 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mbi 600 persona të prekur me tuberkulozë gjatë vitit të kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi publikoj statistika rreth shëndetësisë për vitin 2019.

 Sipas këtyre statistikave të ASK, 611 persona janë prekur nga tuberkulozi gjatë vitit që shkoj, transmeton Indeksonline.

Komuna me më së shumti raste të tuberkulozit është Prishtina, gjithsej 118 persona janë të prekur nga TBC.

Gjinia mashkullore është më shumë e prekur nga kjo sëmundje. 310 raste nga 611 janë meshkuj.

Ndërsa persona mbi 65 vjet janë më të prekur nga TBC./Indeksonline/