75 Mall Live Search
12:37 / E Martë, 09 Shtator 2025 / S Z

Mbi 600 raste të reja me kancer të gjirit gjatë vitit 2024, shtatë prej tyre burra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit për shëndetësinë, sipas të cilave gjatë vitit 2024 është shënuar rënie e rasteve të reja me sëmundje malinje dhe beninje krahasuar me vitin paraprak.

Sipas ASK-së, numri i rasteve të reja të evidentuara ka rënë me 12,5%. Sipas ASK-së  nga 4 mijë e 165 raste në vitin 2023, ky numër ka rënë në 3 mijë e 644 raste në vitin 2024.

Ndërkaq  sipas të dhënave të ASK-së me kancer të gjirit gjatë vitit 2024 janë diagnostikuar 640 raste të reja. Prej tyre 633  femra dhe dhe 7 meshkuj./Indeksonline/