75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 12 Janar 2026 / P M

Mbi 66 automjete të konfiskuara nga Prokuroria e Pejës

Prokuroria e Pejës ka konfiskuar mbi 66 automjete me vendim të prerë e  që kanë vlera të larta, ndërsa ka sekuestruar 48 automjete për të cilat pritet përfundimi i çështjeve.

Kryeprokurorja e Prokurorisë në Pejë, Lumturije Vuçetaj, në konferencën për media tregoi edhe për hetime financiare ku janë përfshi prona, e shtëpi e po ashtu përmendi edhe rastet e dhunës në familje.

“Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm si për herë të parë si kryeprokurore në bashkëpunim me Policinë e  Kosovës kemi identifikuar të gjitha ato automjete që kanë qëndruar me vitet e me vite tek agresioni për administrimin e pasurisë së  konfiskuar dhe tek stacionet policore. Të gjitha këto automjete të cilat kanë përfunduar me aktgjykim të formës së prerë mirëpo nuk është vendosur në raport me objektin akuzës është vepruar dhe në një kohë rekord kemi arritur me i konfisku me vendim të formës së prerë mbi 66 automjete që kanë vlera të ndryshme dhe të larta që në shitjen dhe konfiskimin e përhershëm të tyre është arrit që këto të hyjnë në buxhetin e Republikës së Kosovës të cilat ndikojnë në zhvillimin  e shoqërisë dhe vendit tonë. 48 automjete janë sekuestruar që pritet që pas përfundimit të çështjeve të përfundojnë dhe këto varësisht prej rrjedhjes, me konfiskim apo edhe me procedurë tjetër. Ju njoftoj se veç këtyre procedurave Prokuroria në Pejë ka zbatuar dhe dispozitat ligjore të ligjit për kompetencat e zgjeruar të  konfiskimit, ku kem bërë hetim financiar për të gjitha rastet aty ku ka vend dhe kemi ngirë, kufizuar, patundshmëri mbi 5 prona të patundshme, po ashtu mbi 3 shtëpi dhe llogari bankare”, tregoi Vuçetaj.

Ajo përmendi edhe rastet e dhunës në familje.

“Kjo prokurori ka pranuar 353 lënë në kontekst të dhunës në familje dhe ka përfunduar 309 lëndë. Kjo tregon që rritja e numrit të lëndëve rezulton me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të raportojnë të gjitha rastet. Besimin që kanë treguar në polici dhe në prokuroi. Të gjitha këto raste janë hetuar dhe provuar para gjykatës ku kemi arritur në këtë  fazë të procedurës aktgjykime dënuese. 155 që i bijën 70 për qind të rasteve komplete. Si prokurori për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe mos të mbetet dhuna në familje dhe të luftohet brenda katër mureve kemi pasë takime të shumta me Policinë e Kosovës duke avancuar hetimin dhe duke nxjerrë konkluzionin mbi bazën e të cilit duhet vepruar dhe në këtë drejtim takimet tona të shumta që janë bërë publike kanë rezultuar me ngritjen e rasteve të dhunës në familje”, tregoi Vuçetaj.