75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Mbi 68 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën, mbi 1.5 milionë viktima!

Numri i rasteve me koronavirusin e ri -COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 68.5 milionë persona.

Sipas asaj që publikon “Worldometer-i”, aktualisht në mbarë botën janë të infektuar me Covid-19 68.588.978 persona.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 15.593.185 raste deri tani, e cila pasohet nga India (9.735.975), Brazili (6.675.915), Rusia (2.515.009), Franca (2.309,621) Italia (1,757,394), Britania e Madhe (1.750.241), Spanja (1.715.700), Argjentina (1.469.919), Kolumbia (1.384.610) dhe Gjermamnia (1.218.325).

Për shkak të COVIDIT-19 deri tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.563.528 persona, ndërsa 47.483.986 janë shëruar, duke mposhtur virusin.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani nka 44.436 të infektuar dhe 936 viktima.