08:07 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Mbi 7 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.


IKSHPK-ja u apelon të gjithë qytetarëve që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike, në Kosovë.