75 Mall Live Search
11:28 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

700 raste aktive me Covid-19, vetëm në Tiranë

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirusin, në Shqipëri.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24- orëve të fundit ka konfirmuar 99 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Situata paraqitet serioze në Infektiv, ndërkohë që të shtruar në dy spitalet, Infektiv dhe Sanatorium, janë 102 pacientë, 11 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.