Mbi 746 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook, raporton Indeksonline.
Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.
Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër Covid-19.