Mbi 8 mijë fëmijë lindën për katër muaj, ja sa meshkuj e sa femra!

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025 nga janari deri në prill, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 8,342 lindje. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm gjatë muajit prill, janë regjistruar 2,113 lindje, prej tyre 1,095 meshkuj dhe 1,018 femra, duke shënuar një rritje prej 3% krahasuar me muajin mars, kur u regjistruan 2,061 lindje prej tyre 1,074 meshkuj dhe 987 femra.
“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Prill janë regjistruar 2 113 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 095 dhe femra 1 018 Krahasuar me muajin Mars 2025 kemi ngritje të numrit të lindjeve për (3 %)”, thuhet në raportin e ASK-së..
Statistikat mujore të lindjeve:
Janar: 2,213 lindje, 1,141 meshkuj dhe 1,072 femra
Shkurt: 1,955 lindje, 1,024 meshkuj dhe 931 femra
Mars: 2,061 lindje, 1,074 meshkuj dhe 987 femra
Prill: 2,113 lindje, prej tyre 1,095 meshkuj dhe 1,018 femra./Indeksonline/