75 Mall Live Search
07:39 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Mbi 8 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Në Kosovë janë 8 mijë e 685 raste aktive me virusin COVID-19.

Vetëm në 24 orët e kaluara, rezultuan 508 raste të reja, teksa 1.281 qytetarë u shëruan nga ky virus, raporton Indeksonline.

Dje u shënuan 3 raste të vdekjes, gjithashtu.

Në anën tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm dje u dhanë 1.278 doza anti-COVID.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës” njofton MSh.