22:46 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbi 8 milionë foshnje kanë lindur nga IVF, që kur kjo formë u përdor për herë të parë

Më shumë se tetë milionë fëmijë kanë lindur nga  IVF që kur u përdorë për herë të parë 40 vjet më parë, ka zbuluar  një hulumtim.

Louise Brown është fëmija i parë i cili është ngjizur përmes sistemit IVF, ka lindur më 25 korrik 1987 në Spitalin e Përgjithshëm të Oldham në Manastirin e Madh.

Që atëherë, miliona familje në mbarë botën kanë përdorur IVF- në të cilën veza e një gruaje është fekonduar në një laborator në vend të brendisë së trupit- për të krijuar fëmijë, transmeton Indeksonline.

Ajo përdoret si një metodë konceptimi për çiftet kur burri ose gruaja janë jopjellorë.

Rreth gjysmë milion foshnje tani lindin nga IVF çdo vit në mbarë botën, dhe Spanja e Rusia kanë normat më të larta të IVF në Evropë.

Rreth 36 për qind e grave në Evropë që kanë IVF ose trajtime të ngjashme mbesin shtatzënë, dhe rreth 14 për qind e tyre kanë binjakë./Indeksonline/