75 Mall Live Search
15:48 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Mbi 80 vjeç dhe thyejnë rregullat kundër Covid, kryeministri britanik ka një kërkesë për ta

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u ka bërë thirrje personave mbi 80 vjeç që të vazhdojnë tu përmbahen rregullave kundër Covid19, pasi që një studim bëri të ditur se 40 përqind e këtyre personave kanë thyer rregullat, shkuran The Independent, transmeton IndeksOnline.

Sipas Zyrës për Statistika Kombëtare, 43 përqind e 2.6 milionë personave mbi 80 vjeç të cilët kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kanë pranuar se kanë takuar dikë që nuk është i shtëpisë së tyre apo ndonjë mikë.

Ndërsa për ata të cilët e kanë marrë dozën e dytë, bëhet e ditur se ata në masën prej 48 përqind kanë thyer këto rregulla.