15:49 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Mbi 80 vjeçar, por të shëndetshëm si të ishin 20

dhe të mbrojë njerëzit nga infeksionet, thonë shkencëtarët.

Ata përcollën 125 çiklistë në distancë të largët, disa tani në vitet e 80-ta, dhe gjetën se kishin sistem imunitar të 20-vjeçarëve.

Profesori Norman Lazarus, 82 vjeçar, i Kolegji “King`s në Londër, i cili mori pjesë dhe ishte bashkëautor i hulumtimit, tha: “Nëse ushtrimi do ishte një pilulë, të gjithë do ta merrnin atë. Ka përfitime të mëdha për trupin, mendjen, muskujt dhe sistemin imunitar”.

Hulumtimi u botua në revistën “Aging Cell”.

Kurse, profesoresha Janet Lord, drejtoreshë e Institutit të Inflamacionit dhe Plakjes në Universitetin e Birminghamit dhe bashkëautore e studimit tha se “sistemi imunitar ulet me rreth 2-3% në vit nga vitet e 20-ta prandaj sa më të vjetër që janë njerëzit aq më të ndjeshëm janë ndaj infeksioneve, kushteve si artriti reumatoid dhe potencialisht kanceri”.

“Për shkak se çiklistët kanë sistemin imunitar të një 20-vjeçari dhe jo 70 apo 80-vjeçari, kjo do të thotë se ata kanë shtuar mbrojtjen kundër të gjitha këtyre çështjeve”, transmeton Klan Kosova.

Studiuesit kërkuan shenjën e gjakut për qelizat T, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të reagojë ndaj infeksioneve të reja, këto qeliza janë prodhuar në një gjëndër në gjoks, e cila normalisht zvogëlohet në moshën e rritur.

Studiesuesit gjetën se çiklistët e qëndrueshëm prodhonin të njëjtin nivel të qelizave T si personat në 20-tat e tyre, ndërsa një grup i të rriturve më të moshuar joaktiv prodhonin shumë më pak sish.

Studiuesit besojnë se të qenit fizikisht aktiv në moshë të vjetër do t’i ndihmojë njerëzit të reagojnë më mirë ndaj vaksinave dhe të jenë më mirë të mbrojtur kundër infeksioneve të tilla si gripi.