Mbi 800 gjoba brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacion.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 30/12/2024 – 05/01/2025 ka shqiptuar 808 gjoba kundërvajtësve dhe ka hequr 5 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, janë raportuar 66 aksidente, ku prej tyre 1 aksident me fatalitet, 21 aksidente me lëndime, 34 me të lënduar dhe 44 me dëme materiale.
Po ashtu është bërë e ditur se 1 person ka vdekur.
Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe me apelim shoferëve që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion./Indeksonline/