75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / A. M.

Mbi 800 punëtorë mbesin pa paga në Viti, Sokol Haliti thotë se është hakmarrje politike

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka kritikuar qeverinë Kurti për mosekzekutimin e pagave, por edhe për trajtimin që ajo po ia bën kësaj komune.

Në një intervistë për Indeksonline-n, ai ka thënë se kjo qeveri i ka lënë pa paga mbi 800 punëtorë.

Sipas tij, Vitia nuk arritur t’i bëjë korrigjimet dhe përshtatjet siç i ka kërkuar Thesari pasi ka qenë periudhë shumë e shkurtër.

“Po, s’mundemi me i bo korrigjimet pa kuvend, për 1 orë apo gjysmë ore”, u shpreh ai.

Haliti, i cili i përket partisë së LDK-së, ka thënë se kjo pengesë nga qeveria Kurti është bërë edhe me tendenca politike.

“Ajo është e qartë, a pe din, ajo shihet për fat të keq…”, u shpreh ai. /Indeksonline/