75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / B O

Mbi 8,700 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri, rreth 80,000 njerëz në kërkim të mbijetuarve

Deri më tani raportohet për më shumë se 8,700 viktima nga tërmet në Turqi dhe Siri, ndërsa numri pritet të rritet akoma edhe më shumë në vazhdim.

Më shumë se 79,000 njerëz janë të angazhuar në operacionet e shpëtimit, ka thënë autoriteti i saj i menaxhimit të fatkeqësive.

Më shumë se 60 vende të botës, i kanë ardhur në ndihmë shtetit turk. Kujtojmë që ditën e djeshme në aeroportin e Stambollit zbarkuan me mijëra vullnetarë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. /IndeksOnline/